
Shqip / Albanian
Languages: Albanian

T'i ndihmuë Fëmijët të kuptojnë ungjillin
Kjo broshurë hulumton temat vijuese: si të përgatisim zemrat e fëmijëve të dëgjojnë Ungjillin, si të dallojmë fazat e rritjes shpirtërore, si të kumtojmë të vërtetat themelore të Ungjillit dhe si të prezantojmë Ungjillin saktë dhe enkas për fëmijë. Përfshin 10 mësime për studim familjar për të ndihmuar prindërit t`jua shpjegojnë fëmijëve Ungjillin.
Shkarko burimin
Zellplotë: 7 Përkushtime për dishepullimin e brezave të ardhshëm
Në librin Zellplotë, David Michael, i cili ka qenë pastor për shumë vite dhe tani është drejtor ekzekutiv i Truth78 përshkruan një entuziazëm dhe zell të lindur prej pasionit për Perëndinë dhe për lavdinë e Tij, dhe prezanton shtatë përkushtime, të cilat sigurojnë vizionin dhe strukturën për dishepullimin e brezit të ardhshëm… me qëllim që ata të mund të vendosin besimin e tyre në Perëndinë (Psalmi 78:1-8).
- Përqafoni një vizion biblik për besimin e brezit pasardhës.
- Kultivoni një partneritet të fuqishëm mes kishës dhe familjes.
- Jepni mësim gjerësinë dhe thellësinë e tërë këshillës së Perëndisë.
- Shpallni Ungjillin e lavdishëm të Jezu Krishtit.
- Dishepulloni mendjen, zemrën dhe vullnetin.
- Lutuni me varësi te hiri sovran i Perëndisë.
- Frymëzoni adhurim të Perëndisë për lavdinë e Perëndisë.

Bota e Krijuar, e Rënë, e Shpenguar dhe e Restauruar: Plani i Perëndisë me lajmin e mirë
Bibla të lë pa frymë me gjerësinë dhe thellësinë e saj e megjithatë ka thjeshtësi të mrekullueshme të mesazhit të saj gjithëpërfshirës dhe shpresëdhënës, i cili mund të hulumtohet nëpërmjet 4 temave bazë: krijimi, rënia, shpengimi dhe restaurimi. Nga fillimi në fund, nga Zanafilla te Zbulesa, këto tema theksojnë veprën e lavdishme të Perëndisë!
Bota e Krijuar, e Rënë, e Shpenguar dhe e Restauruar, është shkruar që fëmijët të mund të dinë dhe të përvetësojnë këto të vërteta jetëndryshuese të Ungjillit. Përmes përdorimit të pasazheve kyçe nga Shkrimi dhe rrëfimit tërheqës e enkas për fëmijë, fëmijët do të zbulojnë të vërtetat më të mëdha në të gjithë universin dhe të vërtetat më të mëdha në jetën e tyre.